-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Mustafa kërkon njohjen e pavarësisë nga Selia e Shenjtë

Më të lexuarat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, u takua në Nju Jork me sekretarin për Marrëdhënie me Shtete të Selisë së Shenjtë, Paul Richard Gallagher.
Gjatë takimit, siç njofton Zyra e Kryeministrit, Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në UNESCO.

“Kosova, si një shtet evropian dëshiron të jetë pjesë e programeve shkencore, arsimore si dhe të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në kuadër të UNESCO-s. Rinia kosovare e meriton të jetë pjesë e këtyre programeve, duke qenë se ndan të njëjtat vlera si të gjithë të rinjtë e tjerë të Evropës”, citohet të ketë thënë kryeministri Mustafa.

Gjithashtu shtohet se kryeministri Isa Mustafa e falënderoi sekretarin Gallagher për përkrahjen që Selia e Shenjtë ka dhënë për Kosovën për dekada të tëra, duke theksuar marrëdhëniet që kanë ekzistuar ndërmjet Kosovës dhe Selisë së Shenjtë që nga koha e presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

“Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Selinë e Shenjtë, duke kërkuar shqyrtimin e mundësisë së njohjes së Kosovës”.

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, e falënderoi sekretarin Gallagher për ndjenjat pozitive dhe përkrahjen e Selisë së Shenjtë për Kosovën.

Më tej në njoftim thuhet se zëvendëskryeministri Thaçi po ashtu theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, duke thënë se kjo do të ishte në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe proceseve në Kosovë dhe rajon.

“Sekretari për Marrëdhënie me Shtete i Selisë së Shenjtë, Paul Richard Gallagher, vlerësoi progresin në Kosovë dhe hapat e Kosovës në raport me proceset demokratike në rajon dhe më gjerë”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit