1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

​Hovenier takoi guvernatorin e BQK-së, i kërkon të shtyhet vendimi për dinarin serb

Më të lexuarat

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka takuar sot guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmeti Ismaili.

Në këtë takim është diskutuar për vendimin e fundit të BQK-së sa i përket ndalimit të qarkullimit të dinarit serb.

Ambasadori amerikan në llogarinë e tij në “X” ka bërë të ditur se i ka kërkuar guvernatorit që ta shtyjë zbatimin e këtij vendimi.

“Sot pata një takim produktiv me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili. Përsërita shqetësimet e SHBA-së për zbatimin e rregullores së ndryshuar për operacionet me para. Ne kërkojmë që zbatimi të shtyhet për të lënë kohë të mjaftueshme për tranzicion efektiv dhe komunikim publik për të zbutur ndikimin negativ tek qytetarët”, ka shkruar Hovenier.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ditë më parë ka miratuar rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme, e cila do të hyjë në fuqi që nga 1 shkurti.

Sipas saj, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë është euro.

Lidhur me këtë vendim kanë shprehur shqetësimin e tyre edhe vendet e QUINT-it. Ato kanë kërkuar pezullimin e zbatimit të këtij vendimi. /Telegrafi/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit