7.3 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Fati i të sëmurëve me kancer në Gaza nën sulmet e “tumorit” sionist

Më të lexuarat

Rrëfimi i një fotoreporteri palestinez me flamë: Pa kimioterapi që nga dita e tretë e luftës

Fotoreporteri palestinez Yousef Abu Saeed vazhdon të dokumentojë mizoritë izraelite në Gaza, pavarësisht nga ndërlikimet shëndetësore nga kanceri.

“Unë nuk kam marrë kimioterapi që nga dita e tretë e luftës. Kancerin e kam zbuluar vetëm një muaj para shpërthimit të luftës dhe kam marrë vetëm dy doza trajtimi dhe rezultatet kanë qenë pozitive”, tha Abu Seed.

Ai shtoi se sulmet ajrore izraelite në Spitalin e Miqësisë Turko-Palestineze, objekti kryesor i trajtimit të kancerit në Gaza, e kanë bërë të pamundur marrjen e kujdesit mjekësor për pacientët me kancer.

Drejtori i spitalit Subhi Skaik tha më herët se që nga ndërprerja e funksionimit të institucionit shëndetësor, 10,000 pacientë me kancer kanë jetuar në kushte çnjerëzore për shkak të mungesës së ilaçeve dhe trajtimit.

“Vuajtjet e luftës i tejkalojnë vuajtjet e pacientëve me kancer, sepse nuk ka hapësirë ​​për të menduar për sëmundjen, tha fotoreporteri Abu Saeed.

Ai theksoi se mungesa e një spitali të specializuar për pacientët me kancer pengon trajtimin adekuat dhe përkeqëson gjendjen e tyre shëndetësore.

Abu Saeed gjithashtu vuri në dukje se zhvendosja prek veçanërisht pacientët me kancer dhe ata me imunitet të dobët. Siç tha ai, njerëzit në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, jetojnë pa kushte adekuate shëndetësore.

Numri i palestinezëve të zhvendosur në Rafah është rritur në 1.3 milionë, dhe para 7 tetorit, rreth 300,000 njerëz jetonin në zonë.

Izraeli nisi sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës më 7 tetor të vitit të kaluar pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi.

Të paktën 24,620 palestinezë janë vrarë dhe 61,830 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, tha Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar palestineze.

Sipas Kombeve të Bashkuara, 85 për qind e popullsisë së Gazës është e zhvendosur brenda vendit për shkak të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës është dëmtuar ose shkatërruar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit