2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Rritet numri i kërcënimeve ndaj xhamive në Gjermani

Më të lexuarat

Krimet e urrejtjes kundër myslimanëve dhe sulmet kundër xhamive janë rritur ndjeshëm në Gjermani që nga fillimi i luftës Izraelite në Gaza.

Sipas një deklarate të njësisë së diskriminimit të Unionit Turko-Islamik për Çështjet Fetare (DITIB) me seli në qytetin verior të Këlnit, letra dhe e-maile të shumta që përmbajnë fyerje dhe kërcënime janë dërguar në xhamitë në Gjermani.

Vetëm Xhamia Qendrore e Këlnit ka marrë 17 e-mail dhe letra të tilla dhe së fundmi Xhamia DITIB Selimiye në qytetin verior të Dinslaken u vu në shënjestër.

Në këtë sfond, komuniteti mysliman është gjithnjë e më i shqetësuar, deklaroi njësia e diskriminimit.

Fyerje ndaj myslimanëve dhe emigrantëve

Muajin e kaluar, një xhami në qytetin perëndimor gjerman të Munsterit mori gjithashtu një letër kërcënuese e cila përmbante fyerje kundër myslimanëve dhe emigrantëve.

Ajo gjithashtu përmbante komente raciste, duke përfshirë “Gjermania për gjermanët, të huajt jashtë”.

Kreu i Shoqatës së Xhamisë Qendrore të Munsterit, Fettah Cavus, tha se për fat të keq armiqësia ndaj të huajve dhe myslimanëve është në rritje në Gjermani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit