“Rusia kërkon mbledhjen urgjente të KS-OKB-së më 12 janar lidhur me sulmet e SHBA-së dhe Britanisë kundrejt Jemenit”
Rusia kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) lidhur me sulmet e SHBA-së dhe Britanisë ndaj Jemenit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga llogaria e medias sociale të Përfaqësisë së Përhershme të Rusisë në Kombet e Bashkuara (OKB), thuhet se “Rusia kërkon mbledhje urgjente të KS-OKB-së më 12 janar lidhur me sulmet e SHBA-së dhe Britanisë kundrejt Jemenit”.
Avionët luftarakë të SHBA-së dhe Britanisë gjatë orëve të natës kryen sulm ajror kundrejt disa pikave në qytetet Sana, Al-Hudaydah dhe Taiz të Jemenit.