13.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Pamjet që pretendohet se shfaqin ushtarët izraelitë duke kaluar me veturë sipër trupave të palestinezëve të vrarë

Më të lexuarat

Kamerat e sigurisë të vendosura para një shtëpie në qytetin Tulkarm në Bregun Perëndimor, pretendohet se shfaqin sesi ushtarët izraelitë në një mjet motorik shtypin disa herë trupat e palestinezëve të vrarë gjatë një aksioni në atë rajon.

Izraeli nuk ka komentuar menjëherë mbi këto pretendime, pasi pamjet u publikuan kur policia kufitare izraelit të hënën njoftoi se komandot e saj kryen bastisje në Tulakarem për të arrestuar militantin e kërkuar dhe se kanë vrarë tre persona në këtë përleshje, transmeton Telegrafi.

Pamjet e të hënës tregojnë forcat e armatosura izraelite duke iu afruar një shtëpie gjatë natës, dhe shtien mbi një grup të rinjsh – ku të paktën njëri prej tyre ishte i armatosur.

Dy prej tyre u goditën në rrugë dhe mbetën të shtrirë, kurse pamjet nga këndi tjetër tregon se edhe i treti ishte qëlluar. Në video shihet se mjeti i ushtrisë izraelite kalon sipër njërit prej palestinezëve të vrarë.


Të pyetur për këtë ngjarje, zëdhënësi i policisë kufitare izraelite i ka këshilluar gazetarët e Reuters, që t’i drejtohen zëdhënësit të ushtrisë izraelite i cili nuk ka komentuar asgjë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit