-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Doni fonde? Bëni sikur luftoni ekstremizmin

Më të lexuarat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, takoi në Nju Jork përfaqësuesit e Fondit Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbje (GCERF), zonjën Carol Bellamy, udhëheqëse e Bordit dhe zotëri Khalid Koser, drejtor ekzekutiv i fondit, me të cilët diskutoi përfshirjen e Kosovës në nismat e kësaj organizate për të çrrënjosur ekstremizmin dhe parandaluar radikalizimin.
Presidentja Jahjaga u shpreh e kënaqur me vendimin e Fondit Global që në dhjetor të këtij viti të formalizojë përfshirjen e Kosovës si njërin nga pesë shtetet që do të përfitojnë nga fondi prej 25 milionë eurove për nisma dhe projekte që për qëllim kanë parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Presidentja theksoi se është lajm i mirë që Kosova ka përmbushur kriteret e kërkuara për t’u bërë një nga pesë shtetet në botë që përfitojnë nga nismat e fondit në këtë fazë dhe mirëpret vizitën e përfaqësuesve të kësaj organizate shumë shpejt në Kosovë.

Ky takim është në vazhdën e takimeve që Presidentja Jahjaga ka pasur me përfaqësuesit e kësaj organizate këtë vit në Gjenevë. Zyra e Presidentes ka komunikuar vazhdimisht me GCERF për përfshirjen e Kosovës në sfondin e saj.

Fondi Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbjes ka selinë në Gjenevë dhe është themeluar si përpjekje globale përmes partneritetit publiko-privat, në bashkëpunim me qeveritë, shoqërinë civile dhe sektorin privat, për të mbështetur përpjekjet e shteteve për të adresuar ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin.

Nga kjo po na del ja pse Kosova kishte arrestuar në shtator të vitit të kaluar dhjetëra besimtarë dhe prijës mysliman, me qëllime të ekstremizmit por që nuk u argumentua asgjë. Qëllimi paska qenë tek fondet jo tek e vërteta, ngase  ekstremizmin më shumë e luftojnë muslimanët se sa çdo politikanë që merr fonde nga kjo punë, ndërsa rrugën mesatare të fesë muslimanët e kanë obligim!/KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit