Vetëm një numër i kufizuar besimtarësh mund të merrnin pjesë në namazin e xhumasë në xhaminë Al-Aksa, për shkak të pengesave nga forcat izraelite
Izraeli edhe në javën e 13-të vendosi kufizime ndaj palestinezëve që dëshironin të falnin namazin e xhumasë në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu.
Policia izraelite u vendos në shumë pjesë të qytetit për të parandaluar palestinezët të hyjnë në Al-Aksa.
Forcat izraelite vendosën barriera në hyrjet e qytetit të vjetër të Kudsit dhe lejuan vetëm të moshuarit të hyjnë në xhaminë Al-Aksa.
Forcat izraelite ngritën gjithashtu pika kontrolli në portat e jashtme të xhamisë Al-Aksa dhe ndërhynë ndaj atyre që faleshin në portat Sahira dhe Esbat të Al-Aksasë.
Policia izraelite sulmoi një grua që po përpiqej të arrinte në Al-Aksa në Portën e Esbatit.
Një numër i madh i policëve izraelitë u vendosën në lagjen Wadi al-Jawz pranë qytetit të vjetër dhe bllokuan lëvizjen e besimtarëve.
Policia izraelite përdori ujë të ndotur mbi ata që nuk mund të hynin në xhaminë Al-Aksa dhe donin të faleshin në rrugë.
Vlen të përmendet se oborri dhe xhamia Al-Aksa ishin pjesërisht të zbrazëta për shkak të kufizimeve.
Policia izraelite ka vendosur kufizime të rënda që kanë penguar dhjetëra mijëra njerëz të arrijnë në xhaminë Al-Aksa për t’u falur për 13 javë rresht që kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës më 7 tetor.