Koka e gomarit në gardhin e një varreze myslimane
Një izraelit është arrestuar me dyshimin se ka përdhosur një varrezë myslimane në Jerusalemin Lindor të pushtuar duke varur kokën e një gomari, ka konfirmuar policia izraelite.
Policia tha në një deklaratë se 35-vjeçari u arrestua pasi u njoftua se ai kishte “shkelur ligjin dhe kishte prishur rendin publik duke varur kokën e një gomari” në një varrezë në qytetin e vjetër në Jerusalemin lindor, sipas AFP.
Policia tha se njeriu në momentin e arrestimit mbante një sëpatë dhe se në paraburgim është edhe një i dyshuar tjetër që e mendohet se e ka ndihmuar.
Një video që qarkullon në mediat sociale tregon kokën e një gomari të varur në gardhin e varrezave, e cila është ngjitur me varrezat e lashta myslimane Bab al-Rahma dhe afër kompleksit të Xhamisë Al-Aksa.
Çështjet Islame të Vakëfit të Jerusalemit e përshkroi incidentin si “një përdhosje serioze të një prej varrezave kryesore historike myslimane në Jerusalem”. /tesheshi.com/