0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Në Londër përkujtohen fëmijët e vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Më të lexuarat

Lodra, lule dhe këpucë fëmijësh u vendosën nën një pemë për të tërhequr vëmendjen për fëmijët e vrarë në sulmet izraelite

Në Londër u mbajt ngjarje përkujtimore për fëmijët palestinezë të vrarë në sulmet e Izraelit në Gaza, raporton Anadolu.

Mijëra fëmijë që kanë humbur jetën në sulmet izraelite në Gaza u përkujtuan me një aktivitet përballë rrugës ku ndodhet Zyra e Kryeministrit Numër 10, ndërsa të pranishëm kishte edhe fëmijë.

Lodra, lule dhe këpucë fëmijësh u vendosën nën një pemë për të tërhequr vëmendjen për fëmijët e vrarë në sulmet izraelite.

Pjesëmarrësit në ngjarje protestuan gjithashtu kundër sulmeve të Izraelit në Gaza.

Demonstruesit kërkuan armëpushim të menjëhershëm në Gaza me flamuj palestinezë në duar dhe thërrisnin slogane si “Turpërohu, Netanyahu!”, “Izraeli është shtet terrorist” dhe “Palestina e lirë”.

Protestuesit reaguan edhe ndaj Mbretërisë së Bashkuar, e cila “abstenoi” nga votimi i projektrezolutës që u votua dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), që kërkonte armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Protestuesit kritikuan gjithashtu qeverinë britanike si “bashkëfajtore në gjenocidin në Gaza” për shkak të mbështetjes së saj për Izraelin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit