7.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Ndalimi i të menduarit keq për tjerët!

Më të lexuarat

Ndalimi i të menduarit keq për tjerët
Ebu Hurejrja, radijall-llahu anhu, transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sellem, ka thënë: “Ruhuni nga supozimi sepse supozimi është fjala më e rrejshme. Mos
hulumtoni as mos përgjoni të metat mes jush, mos keni zili, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit, mos urreni njëri tjetrin por bëhuni robër të Allahut të vëllazëruar.” (Buhariu dhe Muslimi)
Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “O ju që keni besuar, largohuni nga supozimet e
shumta sepse disa prej supozimeve janë mëkat” (Huxhurat-12)
Qëllimi i hadithit të lartëpërmendur është ndalimi nga të menduarit keq. Hattabi thotë:
Qëllimi është: ndalimi i realizimit dhe besimit të supozimit e jo ajo që shkon ndërmend sepse atë njeriu nuk e zotëron.
Qëllimi i Hattabit është se të menduarit keq është i ndaluar nëse vazhdon dhe zë vend te
njeriu e jo ajo që paraqitet kohë pas kohe sepse me këtë njeriu nuk është i ngarkuar.
Transmetohet nga Sufjani se ka thënë: Mendimi i keq është mëkat nëse e shpreh atë, e nëse nuk e shpreh nuk bën mëkat.
Sa i takon cilësimit të supozimit si fjalë më e rrjeshme, kjo është aludim në supozimet të
cilat nuk mbështeten në argumente, për këtë, ai i cili supozon pa argumente dhe e deklaron atë në mënyrë të prerë është rrenacaku më i madh sepse rrena në esencë dihet shëmtimi i saj dhe nuk ka nevoj që të qortohet, përkundër supozimit për të cilin mendohet se ka argument. Për këtë arsye cilësohet si fjalë më e rrejshme duke hiperbolizuar qortimin e kësaj vepre dhe frikësimin nga ajo si dhe duke aluduar se mashtrimi me supozim të paargumentuar është shumë më i madh se rrena e pastër, sepse i pari është i paqartë në të shumtën e rasteve kurse rrena është e qartë.

Ahmed Muadh Hakkij
Përktheu: Agim Bekiri

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit