2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Si vetëfyet media shqiptare me paçavuret e një shteti të paskrupullt dhe në gënjeshtra

Më të lexuarat

Hamas nuk është engjëll, djallo Izraeli e shpërfaq të tillë!

Mediat shqiptare vijojnë të gëllstisn e mbllaçisin gënjeshtrat e Izraelit, sado fyese të inteligjencës dhe minimale të jenë ato, duke i përçuar në opinion pa asnjë filtër apo dyshim inteligjent.

Janë pikërisht ato media të cilat servirën lajmin e tmerrshëm tërësisht fake të prerjes së kokave të foshnjave izraelite nga Hamasi apo një rakete të gabuar nga Hamasi që vrau 500 veta në Spitalin Baptist të Gazas.

Janë media emrash të njohur të gazetarisë shqiptare, të cilat ose nga injoranca ose nga puthadora e më të fortit nuk kanë fije skrupulozitet, as moral e as profesional.

Nuk mundet që një shtet të jetë genocidal nëse nuk është dhe gënjeshtar i pacipë. Izraeli i ka këto tipare gjenetike. Siç me serbët, që në luftë me fqinjët në përgjithësi e me shqiptarët në veçanti, ia kanë legjitimuar vetes gënjeshtën edhe në nivel akademik, kështu vepron dhe Izraeli.

I gjendur ngushtë në betejën mediatike, aty ku po humb çdo ditë ndaj oponionit botëror, me faktin e fundit që pengjet që liroi Hamasi nuk shfaqën asnjë traumë, Izraeli ka sajuar gënjeshtrën e radhës, tipike që të fyen inteligjencën. Dhe media shqiptare, nga ato elitare jo domosdo për profesionalizëm, nuk e kanë për gjë të vetëfyen duke publikuar atë që as vetë nuk e besojnë – do ishte e dhimbshme ta besojnë vërtet.

Hamas nuk është engjëll, padyshim që kanë dhe ata mëkatet e tyre, siç lufta ndodh t’i ketë të pashmangshme, vetëm nesë posedon moralet më superiore njerëzore, por përballë Izraelit, një shteti mizor që ushtron një genocid prej dekadash mbi një popull, haptazi dhe pa asnjë kufi moral, ngjan vërtet engjëll. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit