Albini hesht për Ramën, ky i fundit shkruan për Adem Jasharin
Kryeministri Kurti është treguar fisnik duke mos pranuar të bëjë komente politike në Ditën e Pavarësisë.
“Nuk është sot dita që të flasim për dallimet politike, për polemikat aktuale sot jemi bashkë, shqiptarët e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë. Kemi shumë ditë të tjerë gjatë vitit për këto tema”, tha ai nga Vlora, ku zgjodhi të jetë sot krah kryeministrit Rama, duke lënë kështu pas mosmarrëveshjet mbi tema të nxehta që janë dhe të natyrës gjeopolitike.
Nga ana tjetër, Rama ka kujtuar koiçidencën historike të 28 nëntorit që, si ditë e Pavarësisë, lidhet me indirekt me Pavarësinë e Kosovës.
“68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit”, shkruan ai. /tesheshi.com/