22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Urimi i Myftiut Tërnava me rastin e festës së 28 Nëntorit

Më të lexuarat

28 Nëntori është dita që bashkon të gjithë shqiptarët anembanë botës. Ditë e festë, e cila shqiptarët i bënë të ndihen si një trup, duke kujtuar veprën, kontributin, angazhimin e sakrificën e etërve të kombit e të shtetit.Po ashtu, çdo 28 nëntor, me respekt e dinjitet, kujtojmë ideologët, heronjtë, martirët e aktivistët e çështjes kombëtare ndër vite e shekuj.28 nëntori i vitit 1912 shënoi momentin e mëvetësisë, fillimin e shtetësisë dhe identitetin e Shqipërisë së lirë.

Gëzuar shqiptarë kudo që jeni, mbarësi, unitet e harmoni!

Myftiu i Kosovës,Naim ef. Tërnava

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit