3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Tre studentë palestinezë qëllohen në SHBA, komiteti amerikano-arab pretendon se u sulmuan sepse ata flisnin arabisht

Më të lexuarat

Tre studentë me prejardhje palestinezë që ishin shkuar për të ngrënë darkë janë plagosur mbrëmë në Burlington të Vermont, SHBA.

Kreu i misionit palestinez në Mbretërinë e Bashkuar, Husam Zomlot ka identifikuar viktimat si Hishama Aëartani, Tahseen Ahmed dhe Kinnan  Abdalhamid, transmeton Telegrafi.

Zomlot tha në një postim në X se secila prej viktimave kishte veshur një keffiyeh palestineze kur u sulmuan, megjithëse autoritetet nuk kanë konfirmuar ende se të shtënat ishin të motivuara nga urrejtja ndaj palestinezëve.

Komiteti Amerikano-Arab për Luftimin e Diskriminimit beson se ishte ‘sfondi’ i studentëve që e motivoi sulmuesin të hapte zjarr, raporton Guardian.

“Kemi arsye të besojmë se të shtënat janë motivuar nga fakti se ata (viktimat) janë arabë. Tre viktimat mbanin keffiyeh dhe flisnin arabisht. Burri bërtiste dhe ngacmonte viktimat”, thuhet në njoftimin e Komitetit

Autoritetet thanë se tre persona u qëlluan dje pranë kampusit të Universitetit të Vermontit pak para orës 18:30.

Viktimat u dërguan në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Vermontit për trajtim. Policia ende nuk ka dhënë informacione për të dyshuarin për të shtënat.

Autoritetet u kërkuan qytetarëve që të shmangin vendndodhjen ku ka ndodhur ngjarja. Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike po ofron 10 mijë dollarë shpërblim, për çdo informacion që çon në arrestimin dhe ndjekjen penale të autorëve të krimit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit