-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Vrasja e qëllimshme e besimtarit

Më të lexuarat

Padrejtësitë e njerëzve janë të ndryshme dhe jo të gjitha janë të një grade. Disa prej tyre janë shumë të mëdha siç thotë Shejhu i Islamit Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë-:
«Gjynahet me të mëdha janë tre: Mohimi i Allahut (Idhujtaria), pastaj vrasja e tjetrit pa të drejtë dhe pastaj zinaja.
Ato janë siç i ka renditur Allahu i madhëruar në Kuran kur përmend cilësitë e njerëzve të devotshëm: “Ata të cilët: nuk adhurojnë tjetër veç Allahut, nuk e vrasin tjetrin pa të drejtë dhe nuk bëjnë kurvëri, sepse ai që i bën ato do të mbajë gjynahe” (Surja Furkan: 68)
Shih librin Mexhmu El-Fetaua: 15/428.
Këto padrejtësi janë të mëdha, sepse secila prej këtyre cenon një anë bazë të krijimit të njeriut:
E para: Idhujtaria është padrejtësi që cenon qëllimin e krijimit të njeriut i cili është adhurimi i Allahut dhe e tjetërson atë.
E dyta: Vrasja është padrejtësi që cenon jetën e njeriut dhe ia ndërpret atij realizimin e qëllimit të krijimit.
E treta: Zinaja është padrejtësi që cenon nderin e njeriut dhe ndyn anën morale të tij për ta bërë atë si kafshët çfarë do të thotë se ajo ndryshon natyrën njerëzore të krijimit.
Vrasja e qëllimshme e besimtarit futet tek ajo kategori njerëzish që bashkojnë më shumë se një padrejtësi të madhe. Vrasja e tij është: edhe shprehje e përkrahje e mohimit, edhe ndërprerje për realizimin e qëllimit të krijimit.
Hoxhë Abdullah Nabolli
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit