-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Von der Leyen: Zbatimi për draftstatutin e Asociacionit do të jetë hap i madh përpara

Më të lexuarat

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, tha sot se Kosova ka një qëllim shumë të qartë për t’iu bashkangjitur BE-së.

Von der Leyen këto komente i bëri në një konferencë për media, ku u prezantua Raporti i Progresit për Kosovën dhe për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Zbatimi i draftstatutit që Kosova e ka marrë për Asociacionin do të jetë një hap i madh përpara. Mendoj nëse e shikojmë Kosovën e Serbinë është më rëndësi për në qe secili është vend unik dhe të ec drejt BE-së dhe jo për tu lidhur me njëri tjetrin”, tha ajo në konferencë për media.

Ndërkaq, komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhely, tha për Kosovën rruga evropiane po vjen përmes dialogut të suksesshëm.

Ndryshe, sot u prezantua Raporti i Progresit për Kosovën.

Në raport përmendet fillimisht dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, me ç’rast Komisioni Evropian ka qortuar dy vendet për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Pastaj flitet për agjendën e Qeverisë për reforma, ku theksohet si sfidë “mungesa e vazhdueshme e bashkëpunimit ndërpartiak dhe mosmarrëveshjet brenda shumicës”. Po ashtu, në raport përmendet edhe bojkotimi i punës së Kuvendit nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

Mes tjerash flitet edhe për situatën në veri të Kosovës dhe sulmin e 24 shtatorit të këtij viti në Banjskë të Zveçanit, “që përbën përshkallëzimin më të rëndë të viteve të fundit”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit