3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shami është tokë e mbrojtur prej Allahut të madhëruar

Më të lexuarat

Ngushëlloj veten dhe besimtarët me këto fjalë profetike!

Profeti -alejhi selam- ka thënë: “Shami është i zgjedhuri i Allahut prej tokës së Tij dhe atje mblidhen të zgjedhurit e Allahut prej robërve të Tij. Allahu ma ka garantuar mua Shamin dhe banorët e tij”
(E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi etj. dhe e saktëson shejh Albani.)

Dhe ka thënë gjithashtu: “Mirësia është me Shamin.”
E pyetën: Pse, o dërguari i Allahut?
Ai na tha: “Sepse melaiket e Rrahmanit (Mëshiruesit) kanë hapur flatrat e tyre mbi të.”

(E transmeton Ahmedi, Tirmidhiu etj. dhe e saktëson shejh Albani)

– Sahabiu i nderuar Abdullah bin Hauale -radiallahu anhu- i cili ka pas zgjedhur Shamin për banim për shkak të këtij lajmi profetik ka thënë: “Atë që e ka garantuar Allahu, nuk ka humbje për të.”

– Ndërsa dijetari i njohur i Shamit El-Izzu bin Abdus-Selam -Allahu e mëshiroftë- në lidhje me banorët e Shamit, duke komentuar këtë fjalë profetike ka thënë:
“Sprovat, nëse janë në fe, banorët e Shamit ruhen prej tyre dhe i qëndrojnë besimit, e nëse ato nuk janë në fe atëherë ata veprojnë në lidhje me to sipas besimit. A ka lavdërim më të plotë se ky?!”

– O Allah, ruaji banoret e Gazës nga agresioni!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit