1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Erdogan, tjetër mesazh të ashpër: Ja pse lejohet derdhja e gjakut në Gaza

Më të lexuarat

Fraza: “Ndoshta Perëndimi i detyrohet shumë Izraelit, por Turqia nuk i detyrohet asgjë”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbajtur një tjetër fjalim në pallatin presidencial ku kritikoi ashpër Izraelin, por edhe Perëndimin, për shkak të konfliktit në Rripin e Gazës.

“Sulmet e Izraelit në Gaza shumë kohë më parë kaluan pragun e vetëmbrojtjes dhe u kthyen në shtypje të hapur, brutalitet, masakër dhe barbarizëm”, tha Erdogan.

Ai shtoi se vendet perëndimore nuk respektojnë të drejtën ndërkombëtare sepse gjaku i derdhur në Gaza është “gjaku i muslimanëve”.

“Vendet perëndimore ofrojnë mbështetje të pakushtëzuar për Izraelin në vend që të bëjnë thirrje për përmbajtje. Askush nuk duhet të presë që Turqia të qëndrojë e heshtur kundër dhunës në Gaza në të cilën kanë vdekur më shumë se shtatë mijë palestinezë. Çfarë tjetër duhet të ndodhë në Gaza që Perëndimi të bëjë thirrje për një armëpushim?!”, shtoi ai.

Kujtojmë se ai mbajti një fjalim edhe në parlamentin turk, ku fraza më e veçantë ishte: “Ndoshta Perëndimi i detyrohet shumë Izraelit, por Turqia nuk i detyrohet asgjë”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit