0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ambasadori Rohde: Opozita t’i jep fund bllokimit të miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare – po vihen në rrezik projekte të mëdha

Më të lexuarat

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mosmiratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në një postim në platformën “X”, Rohde ka shkruar se me mosmiratimin e tyre po vihen në rrezik projekte të mëdha energjetike e bujqësore.

“Të shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend që mund të sjellin miliona përfitime për qytetarët e Kosovës. Janë në rrezik projekte të mëdha energjetike dhe bujqësore mes Gjermanisë dhe Kosovës. Duhet një qasje konstruktive nga të gjithë akterët, opozita duhet t’i japë fund bllokadës”, ka shkruar Rohde.

Kujtojmë se javë më parë ka dështuar miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare për shkak të mungesës së kuorumit.

Marrëveshjet e ndërkombëtare të paraparë që të votoheshin në këtë seancë ishin: Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit