”Është detyrimi Ynë që të ndihmojmë besimtarët.”(Surja Er-rum ;47)
وَكَانَ حَقًّا عَلَيْنَا نَصْرُ ٱلْمُؤْمِنِينَ
Zoti ia ka bërë detyrë Vetes që do t’i ndihmojë besimtarët.
Kjo është diçka që do të ndodhë patjetër. Kështu, o ju që nuk besoni Muhamedin (a.s), nëse vazhdoni me mohimin e së vërtetës, edhe mbi ju do të godasë dënimi dhe Ne kemi për t’i dhuruar atij fitoren mbi ju.
Hoxhë Mirell Mazelli