9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

I pabesueshëm dhe i frikshëm ky status…

Më të lexuarat

Si dehumanizohet njeriu kur mbron Izraelin

Një ndër qëndrimet më të pabesueshme në median shqiptare mbi atë që po ndodh në Gaza është ai i Dritan Hilës, një status i të cilit të ngre qimet përpjetë kur sheh se me ç’lloj krahasimi sofistik përligj vrasjen e fëmijëve në Gaza nga ushtria izraelite.

Dhe nuk është fjala për ta sqaruar opinonin që e ndjek apo atë pjesë njerëzish që e ka lexuar këtë status të tij,  se bombardimet e Izraelit shënjestrojnë qëlimisht edhe gra e fëmijë, si një strategji terrori që nuk njeh asnjë limit moral, i cili në finale synon spastrim etnik, me të gjithë metodat e mundshme, siç ndodh që nga viti 1948, rregullisht, çdo ditë. Në terma shifrore, ajo çfarë Hamasi bëri një ditë të vetme për disa orë më 7 tetor, ishte një e njëmijëta e asaj çfarë Izraeli e bën çdo ditë mbi popullsinë palestineze për dekada. Le të themi se terrori i Hamasit, një grupim militant, është reagim ndaj terrorit të një shteti. Dhe kjo është aq e qartë e aq e dukshme sa nuk ka nevojë për debat. Debat në këtë rast është vetëm zgjedhja e Hilës apo e gjithë asaj skote në median shqiptare që po mbajnë kahjen e Izraelit, të cilët paçka se e dijnë të vërtetën e asaj që po ndodh, se kush është në të drejtën e kush në të padrejtën, se kush është viktima e kush agresori, zgjedhin të pozicionohen te e pavërteta.

Nëse bombardimet e aleatëve ndaj qyteteve gjermane me shënjestër regjimin nazist i kishin të paevitueshme dot viktimat e pafajshme, mes tyre dhe fëmijë, ata gjithsesi nuk kishin fëmijë në shënjestër. Izraeli ka pikërisht fëmijë në shënjestër, në një akt faraonik(vrasja e çdo foshnjë mashkull ndër hebrenj në historinë e Musait), me synimin për të zhbërë në shpërgënj rezistencën palestineze. Nuk ia ka dalë dot, por kjo e ka tërbuar akoma dhe më tepër. Tërbimi, egërsia dhe ç’njerëzorja, janë trinomi në ashtin e shtetit izraelit.

Por çfarë është më e rëndë në statusin e Hilës është krahasimi i tij i Hamasit me nazizmin. Këtu vjen në pikëpyetje fakti nëse ai sheh vërtet Hamasin si nazizëm, e para një organizatë dhe e dyta një ideologji shtetërore, apo me Hamasin nënkupton Islamin?! Nëse është kjo e dyta, ajo çfarë shpreh Hila është vërtet e frikshme, por gjithsesi jo e çuditshme. Faktori “Islam” në gjithë këtë katrahurë, sigurisht që është në thelb të qëndrimeve pro Izraelit.

Por meqë jemi të lufta, Dritan Hila duhet të mësojë faktin unikal se vetëm në Islam ekziston një etikë lufte, ku ndalohet vrasja fëmijëve, grave e pleqve, e çdo të pafajshmi, pavarësisht rrethanave apo arsyeve, se ndalohet shkatërrimi i pronës, së mbjellave dhe objekteve të kultit, e që gjithashtu ndalohet ketrajtimi i robërve. Ndalohet gjithashtu dhe keqtrajtimi i kufomës së armikut, atij me të cilin je ndeshur, me të njëjtin status luftëtari si ty, ku nuk je vrarë ti por ai. Ndalohet madje dhe vrasja e bagëtive.

Nuk ka besim tjetër në botë, shtet apo ushtri që e ka këtë etikë lufte. As nuk e ka patur përgjatë historisë.

Më e freskëta, këtë etikë lufte, i ndjeri Alija Izetbegoviç jua kujtonte sa herë luftëtarëve boshnjakë që ndesheshin me serbët, paçka mizorisë së këtyre të fundit. /tesheshi.com/      

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit