5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Partia FJALA uron festën e Kurban Bajramit

Më të lexuarat

Prishtinë, 23.09.2015 partia e kryetarit Dr.Gëzim Kelmendit FJALA ka uruar të gjithë shqiptarët festen e Kurban Bajramit ku shkruan

”Të nderuar qytetarë të besimit Islam,

Me respekt dhe kënaqësi ju urojmë Festën e Kurban Bajramit.
Festa e Kurban Bajramit na frymëzon dhe inkurajon që të jemi më solidar njëri me tjetrin, ta duam më shumë njëri tjetrin, ta respektojmë dhe ta nderojmë më shumë njëri tjetrin, të bashkohemi dhe të punojmë më shumë për popullin dhe për vendin tonë.

Haxhilerëve tanë të dashur të cilët ndodhen në vendet e bekuara në Mekë dhe Medine, ju urojmë shëndet, obligime dhe adhurime të pranuara dhe kthim shëndosh e mirë në vendin e tyre.

Haxhilerët tanë të dashur, sëbashku me gjithë Haxhilerët tjerë nga rruzulli tokësor në këto ditë të bekuara në vendet ku ata janë tubuar, na dërgojnë një porosi të qartë se nuk ka dallim i bardhi nga i ziu, i pasuri nga i varfëri por se të gjithë janë të barabartë dhe ashtu duhet ta trajtojmë gjithmonë njëri tjetrin.

Të nderuar qytetarë, vendi ynë, shteti ynë, Kosova jonë e dashur meriton më shumë dhe më mirë, prandaj me urimet më të sinqerta për këtë Festë të Kurban Bajramit ju dëshirojmë juve shëndet, harmoni dhe suksese në rrugëtimet e juaja dhe në sfidat që na presin për një të ardhme më të mirë.

Me respekt,
Partia FJALA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit