1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Presidenti palestinez, Abbas: Populli ynë ka të drejtë të mbrohet

Më të lexuarat

“Populli palestinez ka të drejtë të mbrohet kundër terrorit të kolonëve dhe forcave izraelite”, tha Abbas

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas tha se populli palestinez ka të drejtë të mbrohet përballë sulmeve të Izraelit, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të WAFA agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve, Abbas ka mbledhur në Ramallah zyrtarët e nivelit të lartë civilë dhe të sigurisë për të diskutuar zhvillimet lidhur me operacionin “Tufani i Aksa-së” që Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit filluan nga Rripi i Gazës nën bllokadë kundër Izraelit.

Abbas vuri në dukje se është e domosdoshme që populli palestinez të mbrohet. “Populli ynë ka të drejtë të mbrohet kundër terrorit të kolonëve dhe forcave izraelite”, tha ai.

Presidenti i Palestinës udhëzoi që “Të sigurohen të gjithë elementët e nevojshëm që bijtë e popullit palestinez të mbijetojnë me këmbëngulje dhe rezistencë kundër krimeve të kryera nga bandat e kolonëve dhe pushtuesve izraelitë”.

Abbas sot do të kryesojë një mbledhje që do të mbahet me stafin udhëheqës në administratën e Palestinës.

– Konflikti mes Hamas dhe Izraelit

Hamasi njoftoi se mëngjesin e sotëm ka nisur kundër Izraelit operacionin gjithëpërfshirës të emërtuar “Tufani i Aksa-së”. Nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan mijëra raketa ndërsa edhe grupet e armatosura hynë në vendbanimet në rajon.

Pas operacionit “Tufani i Aksa-së” edhe ushtria izraelite njoftoi se ka filluar sulm me dhjetëra avionë luftarakë ndaj Rripit të Gazës. Shërbimi izraelit i ndihmës së urgjencës, “Ylli i Kuq i Davidit” njoftoi se 22 izraelitë kanë humbur jetën në sulmet e kryera nga Rripi i Gazës.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, thuhet se 4 palestinezë kanë humbur jetën ndërsa 5 të tjerë janë plagosur në luftimet mes ushtrisë izraelite dhe grupeve palestineze.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit