9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Palestinezët mbi disa tanke izraelite: Kemi të drejtë të mbrohemi!

Më të lexuarat

Edhe presidenti Abass, krah ofensivës së pazakontë të Hamasit

Të paktën 22 persona u vranë në një sulm të befasishëm ndaj Izraelit nga Hamasi të shtunën në mëngjes, sipas shërbimit të shpëtimit të Izraelit Magen David Adom.

Nuk ka raporte se sa civilë ka në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve.

“Populli palestinez ka të drejtë të mbrohet”, tha presidenti palestinez Mahmoud Abbas.

Ai thotë se populli i tij ka të drejtë të mbrohet kundër “terrorit të kolonëve dhe trupave okupuese”, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Të paktën katër palestinezë u vranë dhe pesë u plagosën në përleshjet e sotme mes ushtrisë izraelite dhe grupeve palestineze në zonën kufitare të Rripit të Gaza-s, raporton Anadolia.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një video të postuar në X, dikur Twitter, se vendi i tij është në luftë.

“Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë. Ne do të fitojmë, armiku do të paguajë çmimin si kurrë më parë”, tha Netanyahu.

Disa automjete ushtarake izraelite u kapën ose u shkatërruan nga grupet palestineze. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit