-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Pse Vuçiç gënjen trashë dhe paturpshëm?

Më të lexuarat

Genetika pa moral e serbëve, ku as feja e tyre nuk ka Zot!

Vuçiç takoi ambasadorin rus në Beograd, si një lëvizje zemërake me mesazh ndaj Perëndimit, se do e kërkojë zgjidhjen në Moskë nëse në këtë moment nuk gjen mbështetje në Uashington apo Bruksel.

Dhe, në mesazhin që pasoi takimin, shkruante për një spastrim etnik të pretenduar kosovar ndaj serbëve në veri.  “Jam mirënjohës që ambasadori rus i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe. E njoftova Boçan-Harçenkon se në Kosovë dhe Metohi po kryhet spastrim etnik brutal i organizuar nga Albin Kurti me mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare”, shkroi presidenti serb, sigurisht pa ofruar ndonjë provë fotografike për këtë pretendim.

Dhe nuk është thjesht pretendim, është gënjeshtër nga ato të trashat, të paturpshmet, amoralet deri në pabesueshmëri, të cilat nuk janë thjesht të Vuçiçit, por janë të mendimit nacionalist serb. Ky mendim nuk ka e as nuk njeh Zot, d.m.th moral apo turp, i tillë është gatuar qysh herët. Vuçiç thjesht e konsumon atë në besnikëri të një tradite të mbrapshtë, e cila ka prodhuar krime dhe genocid ndaj popujve të tjerë.

Është një traditë gënjeshtrash që vjen nga miti serb. Serbët janë popull, por më saktë politikë e cila ushqehet e mbahet me mite, mite madhështie e persekutimi. Te ata ekziston bindja e patundur se janë qendra e botës, se jeta në tokë nisi me ta dhe se bota nuk po jua njeh këtë meritë, përkundrazi. Ndërkohë, nuk kanë asnjë moral kombëtar me të cilin të krenohen. Mjaft që popujt rreth e rrotull tyre, kur nuk u vijnë për osh, s’gjejnë rehat nga ata, për faktin se vrasjen për nacionalizëm, sipas mitit me të cilin ushqehen, e kanë tipar genetik.

Çështja e serbëve është genetike dhe si e tillë duhet trajtuar. Ndaj dhe gënjeshtrat e tyre në emër të kauzave kombëtare janë të paturpshme dhe dhe trasha, siç kjo e fundit e Vuçiçit, të cilat më pas gjenerojnë dhe krime e genocid, siç është provuar kjo. E bëjnë këtë se nuk kanë Zot. Ortodoksizmi i tyre është nacionalizëm e jo adhurim i Zotit! Këtu i ka rrënjët e keqja e tyre. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit