Nga Reuters, BBC e deri te ABC News kanë raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm për sulmin ndaj policisë së Kosovës në veri të vendit, transmeton Telegrafi.
Ata cituan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se në Banjskë është sulmuar policia Kosovës nga profesionistë të maskuar dhe të armatosur rëndë.
E disa prej këtyre mediave kanë raportuar se si tensionimi i situatës në veri ndodhi muaj më parë kur protestuesit serbë lënduan dhjetëra ushtarë të KFOR-it, që kundërshtonin prezencën e kryetarëve shqiptarë të komunave në veri.
Lajmi për vrasjen e një pjesëtari të policisë së Kosovës dhe një tjetri të plagosur, ka arritur të zë vend edhe në ballinat e mediave botërore.
Nga Reuters, BBC e deri te ABC News kanë raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm për sulmin ndaj policisë së Kosovës në veri të vendit, transmeton Telegrafi.
Ata cituan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se në Banjskë është sulmuar policia Kosovës nga profesionistë të maskuar dhe të armatosur rëndë.
E disa prej këtyre mediave kanë raportuar se si tensionimi i situatës në veri ndodhi muaj më parë kur protestuesit serbë lënduan dhjetëra ushtarë të KFOR-it, që kundërshtonin prezencën e kryetarëve shqiptarë të komunave në veri.
Në anën tjetër ambasada amerikane në Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj policëve të Kosovës, ku si pasojë humbi jetën një dhe një tjetër u plagos. /Telegrafi/