4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

KËSHILLË E RËNDËSISHME PËR ÇDO PRIND

Më të lexuarat

Allahu i madheruar thotë:

“Urdhëroje familjen tënde që të falë namaz, dhe ji i qendrueshëm në këtë! Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (as për ty, as për familjen tënde). Ne të furnizojmë ty (dhe ata). Përfundimi i mirë vjen nga devotshmëria.”

Ta Ha 132.

Shpjegimi i ajetit

Urdhëroje familjen tënde që të falë namaz,…

Nxite familjen tënde për të falur sa më shumë namaz, jo vetëm farzin, por edhe namaze vullnetare. Urdhri për një vepër konsiderohet si urdhër edhe për gjithçka që e plotëson atë vepër, si p.sh. mësimi i rregullave të namazit, çfarë e përkryen namazin, çfarë e prish atë etj.

… dhe ji i qendrueshëm në këtë!

Bëhu i duruar dhe këmbëngulës në çështjen e namazit, për ta përsosur atë me të gjitha shtyllat, themelet, bazat, detyrat, synetet, si dhe me edukatën dhe frikërespektin që nevojitet për të. Sigurisht që kjo është e rëndë për njeriun, prandaj duhet ta ushtrosh veten, ta nënshtrosh atë e të përpiqesh shumë. Duhet të tregosh durim për plotësimin dhe përsosjen e namazit.

Nëse njeriu e fal namazin në formën e urdhëruar, kjo do ta bëjë që, edhe në çështjet e tjera të fesë, të jetë i kujdesshëm dhe i ruajtur. Nga ana tjetër, nëse ai shkujdeset në çështjen e namazit, për të tjerat do të jetë edhe më i shkujdesur. Pastaj Allahu i Madhëruar i tregon Profetit të Tij se e ka siguruar çështjen e rrizkut të tij. Çështja e furnizimit nuk duhet të të largojë nga çështjet e fesë. Ai thotë:

Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (as për ty, as për familjen tënde). Ne të furnizojmë ty (dhe ata).

Rrizku yt është në dorën Tonë dhe është i siguruar, ashtu siç kemi siguruar rrizkun e të gjitha krijesave. Kur Allahu furnizon të gjithë krijesat, atëherë si do të lërë atë që merret me çështjet e fesë dhe me lavdërimin e Tij?!

Rrizku i Zotit është i garantuar për të gjithë, për të devotshmit dhe për të tjerët, prandaj njeriu duhet të angazhohet me gjërat që i japin lumturinë e përjetshme:

Përfundimi i mirë vjen nga devotshmëria.

Përfundimi i mirë në të dyja jetët është për devotshmërinë, e cila është kryerja e urdhëresave dhe lënia e ndalesave të Zotit. Kush bën këtë, ka përfundim të mirë, siç ka thënë i Madhëruari.

“Përfundimi i lumtur u takon të devotshmëve.” [Araf 128].

Tefsiri i Sadit Zoti e mëshiroftë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit