2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Zemrat e vdekura-Ibën Kajim El-Xhevzije

Më të lexuarat

Përderisa me mijëra muslimanë janë të vrarë në tërë botën, dhe përderisa me dhjetëra mijëra janë të burgosur dhe të torturuar, sepse thirrin në rrugën e Allahut, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja, shumë muslimanë vazhdojnë të qëndrojnë të heshtur dhe nuk brengosen përveç për gjërat materiale të kësaj bote. Zemrat e tyre janë mbushur me dashuri ndaj kësaj bote dhe harresë të asaj të përhershmes – ahiretit.

Allahu thotë në Kur’an:
“Me të vërtetë, ti do t’i gjesh ata, njerëzit, lakmues për të jetuar, bile edhe më lakmues se idhujtarët. Secili prej tyre dëshiron të jetojë njëmijë vjet, po edhe sikur të jetojë, ajo (jeta e gjatë) nuk do t’i shpëtojë prej dënimit. Allahu sheh çka veprojnë ata.” (Bekare, 96).
Shumë muslimanë sot pohojnë se është më mirë të kryejnë namaz nafile dhe të agjërojnë nafile sesa të urdhërojnë për të mirë dhe të ndalojnë nga e keqja apo të mbrojnë jetën e muslimanëve të dobët. Njerëzit e tillë bile i fajësojnë të tjerët se i kryejnë këto obligime.

Për njerëzit e tillë Ibnul Kajimi ka thënë:

“Shejtani i ka larguar nga udha e drejtë shumë njerëz duke ua zbukuruar atyre kryerjen e disa veprimeve vullnetare të adhurimit, siç janë: namazi vullnetar dhe agjërimi vullnetar, duke i neglizhuar nga obligimet (farzet) tjera fetare, siç janë: urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, deri në atë shkallë saqë ata bile as nuk orvaten t’i kryejnë këto obligime, as atëherë kur kanë mundësi. Njerëzit e tillë janë konsideruar në shkallën më të ulët të fesë nga ana e dijetarëve. Një njeri që nuk i kryen farzet është faktikisht më i keq sesa ai që bën mëkate. Secili që ka dituri rreth Kur’anit, Sunetit të të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe për jetën e sahabëve do të nxjerrë si përfundim se ata që janë të përmendur se janë më të devotshmit sot në fakt janë më pak të devotshëm. Në të vërtetë, çfarë lloji i devotshmërisë gjendet tek personi, i cili i shkel urdhrat e Allahut, duke e braktisur fenë e tij, duke shmangur Sunetin e të Dërguarit, dhe akoma qëndron me zemër të ftohtë dhe e mbyll gojën? Një person i tillë është sikurse shejtani memec! Në të njëjtën mënyrë si ai i cili flet fjalë të pavërteta është shejtan i dukshëm. A nuk është fatkeqësi për Islamin e tyre, të shikojnë vetëm për jetën dhe ushqimin e tyre, dhe të mos e kanë dert çka po ndodh me fenë e tyre? 

Më të mirët prej tyre do të ofrojnë vetëm një fytyrë të brengosur. Por nëse ata do të ishin të sfiduar nga njëra prej gjërave të zemrës sikurse që janë paratë e tyre, ata nuk do të përmbaheshin nga përpjekjet për t’i kthyer mbrapa ato (paratë). Këta njerëz, përveç që e meritojnë hidhërimin e Allahut, janë të goditur me fatkeqësinë më të madhe bile pa e ditur atë: ata kanë zemra të vdekura.
Në të vërtetë, zemra më e gjallë është zemra e atij që urren për hir të Allahut dhe më e plotësuara është mbështetja e saj ndaj Islamit dhe muslimanëve.” (A’lam el Muvekki’iin, volumi 2, faqe 176.)

Marrë nga: www.maktabah.net
Përktheu nga anglishtja: Umu Harith/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit