-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Konspiracioni, deri kryefjalë e 11 shtatorit

Më të lexuarat

Dita kur bota do tronditej nga një apokalips në New York

Sot është dita kur SHBA dhe bota kujton një ndër ngjarjet më të rënda në histori, cila u bë dhe një kthesë historike për shumë zhvillime globale: sulmet mbi kullat binjake në New York.

Në versionin zyrtar, ishte një sulm terrorist udhëhequr nga Al Kaida, personalisht Bin Laden. Por paralel vijon dhe qasje konspiracioniste, ku më seriozja për t’u marrë në konsideratë është libri investigues “Mashtrimi i frikshëm”.

Sipas një prej më të njohurave teori, shteti “i thellë” i SHBA-së dinte për sulmet paraprakisht dhe nuk bëri asgjë për t’i parandaluar ato, ndoshta edhe duke i mbështetur ato në një farë mënyre. Një teori tjetër thotë se shembja e Kullave Binjake u shkaktua nga shpërthime të kontrolluara, pasi në themelet e tyre ishin vendosur lëndë plasëse dhe jo nga ndikimi i avionëve dhe zjarreve. Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se karburanti i avionëve nuk mund të kishte shkrirë trarët prej çeliku të ndërtesës. Pentagoni sipas një teorie tjetër u godit nga një raketë që vinte nga një bazë ushtarake amerikane, pasi vrima e shkaktuar në të është shumë e madhe për të ardhur nga rënia e një avioni civil. Është shkruar gjithashtu se avionët që u rrëmbyen ishin të kontrolluar nga distanca dhe se avioni që u rrëzua në Pensilvani u rrëzua nga një aeroplan biznesi i bardhë që fluturonte afër tij.

U raportua gjerësisht se sulmet ishin të orkestruara nga Izraeli me qëllim që të detyronte SHBA-në të sulmonte armiqtë e saj rajonalë dhe se mes viktimave nuk kishte asnjë person me origjinë hebreje, pasi të gjithë hebrenjtë ishin paralajmëruar një ditë më parë se çfarë do të ndodhte.

Përmenden gjithashtu tregtime të dyshimta në aksionet e American Airlines dhe United Airlines para 11 shtatorit. Dhe e gjithë kjo, për të justifikuar sulmet amerikane në Afganistan dhe Irak që pasuan.

Teoritë e konspiracionit filluan në internet pothuajse menjëherë pas 11 shtatorit 2001 dhe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, ndërsa “Lëvizja e së Vërtetës 11 shtator” organizon çdo vit manifestime proteste. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit