-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Tërmeti në Marok: dëshmi therëse të të mbijetuarve

Më të lexuarat

Nata tragjike për vendin afrikanoverior, e shtuna gdhihet nën dhembje

Një tërmet me magnitudë shtatë të shkallës Rihter goditi Marokun vonë të premten, duke shkatërruar ndërtesa të shumta dhe duke i detyruar banorët e tmerruar të largohen nga shtëpitë e tyre për të shpëtuar jetën.

“Tërmeti ndodhi teksa unë isha duke parë televizor”, tha për AA Aziz Aishi, një banor i kryeqytetit Rabat.

Ai kujtoi hapjen dhe mbylljen e dritareve.

“Isha i tmerruar dhe ika nga shtëpia”, tha ai.

Kur doli në rrugë, Aishi gjeti qindra njerëz që vraponin nga ndërtesat që dridheshin.

Të paktën 1,037 persona humbën jetën dhe 721 u plagosën nga tërmeti i fuqishëm që goditi Marokun, njoftoi Ministria e Brendshme e vendit të shtunën.

Vdekje nga tërmeti me magnitudë shtatë ballë u raportuan në disa rajone, duke përfshirë provincat Al Hauz dhe Marrakesh, si dhe qytetet Ouarzazate, Azilal, Chichaoua dhe Taroudant.

Ky është tërmeti më i fortë që ka goditur këtë vend të Afrikës Veriore në 100 vitet e fundit, tha Instituti Kombëtar i Gjeofizikës i Marokut.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi pak pas orës 23:00 me orën lokale, ishte 75 kilometra në juglindje të Marrakeshit, në një thellësi prej 18.5 kilometrash.

“Unë humba një anëtar të familjes sime në tërmet kur shtëpia e saj u shemb,” tha një banore e qytetit Taroudant për Anadolu.

Situata është veçanërisht e vështirë në rajonin e Marrakeshit, ku shumë ndërtesa janë shembur dhe shumë banorë kanë mbetur nën rrënoja.

Mediat lokale raportuan se ndërtesa të shumta u dëmtuan, përfshirë muret e famshme të kuqe që rrethojnë pjesën e vjetër të qytetit, i cili është nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Adel Ait Haddou, përfaqësues rajonal për kujdesin shëndetësor dhe social në qytetin Azilal, tha se nëntë persona humbën jetën kur shtëpitë e tyre u shembën në fshatin Imlil në Malet e Atlasit të Lartë të Marokut.

Në vitin 2004, më shumë se 600 njerëz u vranë dhe shumë u plagosën në një tërmet me magnitudë 6.3 që goditi verilindjen e Marokut. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit