13.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Pornografia sociale po rrëzon mitin e televizioneve – Nga Fabian Zhilla

Më të lexuarat

Tik toku televizioneve!
Pornografia sociale po rrëzon mitin e televizioneve.
Sezoni i ri i pornografisë sociale po njeh një zhvillim tjetër, konkurencën mbi banalen. Tashmë kemi disa emisione në kanalet kryesore. I gjithë viti do të jet i mbushur sipas stinës me të tilla banalitete.
Dje shikoje drejtor programesh fare periferik. Sot shikon që janë përfshirë dhe drejtor programesh emisionesh serioze.
Këto emisione gradualisht do të përshpejtojnë daljen e televizioneve nga tregu i shikueshmërisë. Tv nuk do ketë me ndikimin që ka pasur pasi po kthehen në mediume kinse argëtuese( lexo degjeneruese), pra një far Tik Toku, por më i sofistikuar.
Këto emisione do rrëzojnë edhe mitin e medias si pushteti i katërt. TV nuk do merren me seriozisht nga politika, gazetaria, kultura dhe arti.
Pas një viti, pse jo, shoqëria do ketë të drejtë të kërkojë heqjen e taksës së televizioneve, pasi ato nuk do të jenë më të tilla.
Nuk do jetë çudi të kemi Tik Tok Klan, Top Tik Tok, etj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit