Prej edukatës së leximit të Kuranit është leximi me vëmendje, me zemër të pranishme, me respekt dhe duke medituar. Prandaj lexuesit gjatë leximit tē tij, i kërkohet që ai të meditojë dhe të kuptojë atë që lexon, sepse Allahu e ka zbritur Librin e Tij për meditim dhe përkujtim.
Allahu i Lartësuar thotë:
كِتَابٌ أَنْزَلْنَاهُ إِلَيْكَ مُبَارَكٌ لِيَدَّبَّرُوا آيَاتِهِ وَلِيَتَذَكَّرَ أُولُو الْأَلْبَابِ”
” Libri i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.”(Sad, 29)
Imam Neueuiu gjatë sqarimit të edukatës së leximit të Kur’anit ka thënë:
” Me leximin e tij nuk duhet pasur si qëllim arritja e ndonjë nevoje nga nevojat e kësaj bote, qoftë pasuri, pushtet, pozitë, ngritje mbi shokët, lavdërimet e njerëzve, tërheqjen e njerëzve e te tjera të ngjashme me të……”
( Mësimi i edukatës së mbartësve të Kur’anit, f.18)
/Mesofenetende