0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Mbi 2 mijë njësi të veturave elektrike Togg lëvizin në rrugët e Turqisë – numri i dërgesave vazhdon të rritet

Më të lexuarat

Numri i Togg, veturave të zhvilluara brenda vendit që përshkojnë rrugët e Turqisë deri tani ka arritur shifrën prej 2 mijë njësive, tha një zyrtar i lartë të enjten, teksa prodhuesi i parë vendor i veturave elektrike ka ngritur numrin e prodhimit dhe dërgesave.

Vetëm në gjysmën e parë të gushtit është bërë dërgimi i rreth 909 njësive të Togg T10X, duke tejkaluar tashmë shifrën totale të muajit korrik, tha Mehmet Fatih Kacır, ministër i Industrisë dhe Teknologjisë.

Kjo deklaratë vije pasi Kacır dhe Mehmet Şimşek, ministri i Thesarit dhe Financave, vizituan kampusin e prodhimit dhe teknologjisë të Togg në provincën veri-perëndimore të Bursa-s, raporton Daily Sabah.

Mehmet Fatih Kacır, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë dhe Mehmet Şimşek, ministri i Thesarit dhe Financave.

Ministrat hynë thellë në procesin e prodhimit të SUV-së plotësisht elektrike të segmentit C nga Togg dhe vlerësuan teknikat e avancuara të automatizimit që nxisin suksesin automobilistik të vendit.

Prodhimi në masë i T10X kishte filluar tetorin e 2022-shit, ndërsa porositë e para filluan në fund të prillit.

Kacır zbuloi se deri në fund të vitit është parashikuar që nga linja e montimit të dalin 28 mijë njësi të Togg.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit