-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Konsiderojeni shejtanin si armikun tuaj

Më të lexuarat

Allahu i Madhërishëm thotë:
﴿خُذِ ٱلۡعَفۡوَ وَأۡمُرۡ بِٱلۡعُرۡفِ وَأَعۡرِضۡ عَنِ ٱلۡجَٰهِلِينَ﴾ (١٩٩)
﴿وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ ٱلشَّيۡطَٰنِ نَزۡغٌ فَٱسۡتَعِذۡ بِٱللَّهِ ۚ إِنَّهُۥ سَمِيعٌ عَلِيمٌ﴾ (٢٠٠)

Ti (Muhamed) tregohu i butë (fal), urdhëro për të mirë dhe largohu prej të padijshmëve (mos i dëno ata). E nëse të godet ndonjë vesves nga shejtani, ti kërko strehim tek Allahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di. (El-Araf: 199-200)
﴿وَقُل رَّبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنۡ هَمَزَٰتِ ٱلشَّيَٰطِينِ﴾ (٩٧)
﴿وَأَعُوذُ بِكَ رَبِّ أَن يَحۡضُرُونِ﴾ (٩٨)

Dhe të keqen Ti ktheje me të mirë. Ne e dimë më së miri se çfarë shpifin ata. Dhe thuaj: “O Zoti im, unë mbrohem me ty prej cytjeve të djajve! Dhe mbështetëm tek Ti që ata të mos më afrohen!” (El-Muminun: 97-98)

﴿وَلَا تَسۡتَوِى ٱلۡحَسَنَةُ وَلَا ٱلسَّيِّئَةُ ۚ ٱدۡفَعۡ بِٱلَّتِى هِىَ أَحۡسَنُ فَإِذَا ٱلَّذِى بَيۡنَكَ وَبَيۡنَهُۥ عَدَٰوَةٌ كَأَنَّهُۥ وَلِىٌّ حَمِيمٌ﴾ (٣٤)
﴿وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ ٱلشَّيۡطَٰنِ نَزۡغٌ فَٱسۡتَعِذۡ بِٱللَّهِ ۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ﴾ (٣٦)

Të keqen ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt. Mirëpo, këtë nuk mund ta arrij askush prej jush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush tjetër pos atyre që kanë virtyte të larta. E nëse ty të ngacmon djalli, ti kërko mbrojtje prej Allahut, se vërtetë Ai është dëgjuesi, i Dijshmi!” (Fusilet: 34, 36)

Këto ajete janë ajetet e vetme që mbartin këtë kuptim.

 Allahu ka urdhëruar që ne të jemi armiq të butë kundër njerëzve, në mënyrë që kjo butësi të na e kthejë atë në një aleat dhe përkrahës. 
 Allahu gjithashtu urdhëron që të kërkojmë mbrojtje nga armiku shejtan, sepse ai nuk zbutet, nëse ne e trajtojmë me mirësi dhe butësi. 

Shejtani kërkon shkatërrimin e birit të Ademit si pasojë e ligësisë së tij dhe urrejtjes që ka pasur gjithmonë kundër babait të njerëzimit, Ademit.
Allahu thotë:

﴿يَٰبَنِىٓ ءَادَمَ لَا يَفۡتِنَنَّكُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ كَمَآ أَخۡرَجَ أَبَوَيۡكُم مِّنَ ٱلۡجَنَّةِ يَنزِعُ عَنۡهُمَا لِبَاسَهُمَا لِيُرِيَهُمَا سَوۡءَٰتِهِمَآ ۗ إِنَّهُۥ يَرَىٰكُمۡ هُوَ وَقَبِيلُهُۥ مِنۡ حَيۡثُ لَا تَرَوۡنَهُمۡ ۗ إِنَّا جَعَلۡنَا ٱلشَّيَٰطِينَ أَوۡلِيَآءَ لِلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ﴾ (٢٧)

O Bijtë e Ademit! Mos e lini shejtanin t’u mashtrojë ashtu siç mashtroi etërit tuaj (Ademin dhe Havën) (El-Araf: 27).

﴿إِنَّ ٱلشَّيۡطَٰنَ لَكُمۡ عَدُوٌّ فَٱتَّخِذُوهُ عَدُوًّا ۚ إِنَّمَا يَدۡعُوا۟ حِزۡبَهُۥ لِيَكُونُوا۟ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلسَّعِيرِ﴾ (٦)

Më të vërtetë shejtani është armik juaji, prandaj dijeni atë për armik. Ai i thërret pasuesit e tij (Hizb) vetëm për t’i bërë ata banues të zjarrit”. (El-Fatir: 6)

﴿وَإِذۡ قُلۡنَا لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ ٱسۡجُدُوا۟ لِءَادَمَ فَسَجَدُوٓا۟ إِلَّآ إِبۡلِيسَ كَانَ مِنَ ٱلۡجِنِّ فَفَسَقَ عَنۡ أَمۡرِ رَبِّهِۦٓ ۗ أَفَتَتَّخِذُونَهُۥ وَذُرِّيَّتَهُۥٓ أَوۡلِيَآءَ مِن دُونِى وَهُمۡ لَكُمۡ عَدُوٌّۢ ۚ بِئۡسَ لِلظَّٰلِمِينَ بَدَلًا﴾ (٥٠)

“… Vallë, a në vend Timin do ta merrni atë (Iblisin) dhe pasardhësit e tij për miq, ndërsa ata janë armiqtë tuaj? Sa këmbim i keq dhe i shëmtuar është ai i dhalimunëve (politeistëve, keqbërësve, jobesimtarëve etj). (El-Kehf: 50)

Djalli e siguroi Ademin se ai deshi vetëm ta këshillonte, por në të vërtetë ai e gënjeu atë. Prandaj, shihni se si do të na trajtojë pasi u betua:

﴿قَالَ فَبِعِزَّتِكَ لَأُغۡوِيَنَّهُمۡ أَجۡمَعِينَ﴾ (٨٢)
﴿إِلَّا عِبَادَكَ مِنۡهُمُ ٱلۡمُخۡلَصِينَ﴾ (٨٣)

Pasha Madhërinë Tënde, do t’i shmang të gjithë nga rruga e drejtë, me përjashtim të atyre robërve të Tu të zgjedhur që janë të sinqertë (d.m.th. besimtarëve, të bindurve, besimtarëve të vërtetë në besimin e pastër Islam-Monoteizëm.”(Es-Sad: 82-83)

“Tefsiri i Istiadhes” nga Imam Ibn Kethir (Allahu e mëshiroftë!)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit