2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

NORMALIZIMI ME TË KEQEN

Më të lexuarat

Gjëja më e rrezikshme që po ndodh tani me gjynahet e mëdha dhe të shëmtuara: është përpjekja e fuqishme dhe dashakeqe për të flakur nga njerëzit bindjen se ato janë të shëmtuara dhe të neveritshme, për të programuar vetëdijen e njerëzve për normalizimin me to.
Si rrjedhojë, lindin breza me natyrshmëri të çoroditur dhe të përmbysur, duke i konsideruar ato si një çështje normale e që nuk është e lejuar të kundërshtohet veprimi i tyre.
E gjithë kjo është shkak për shkatërrimin dhe prishjen e botës dhe fesë, për mbylljen e të gjitha dyerve të mirësisë e rrugëve të pendimit dhe kthimit në të vërtetën. Kjo, ngase njeriu çfarëdo mëkati që mund të bëjë, prapseprapë rruga e kthimit dhe e pendimit është e hapur për të, por me kusht që ai t’i ketë parasysh dy gjëra:
E para: Të ketë besimin dhe bindjen se ato janë të ndaluara dhe të shëmtuara, se janë shkak i dënimit dhe zemërimit të Zotit dhe se ai duhet të pendohet dhe të largohet nga veprimi i tyre.
E dyta: Ta ketë natyrshmërinë (fitren) e shëndoshë duke mos lejuar ndryshimin apo çrrënjosjen e saj nga vetvetja, në të kundërtën ka për ta konsideruar të kotën si të vërtetë dhe të vërtetën si të kotë.
Detyra jonë përballë kësaj çoroditje gjithëpërfshirëse është të përhapet kundërshtimi i këtyre të këqijave, t’u mësojmë njerëzve bazamentet e parimet e fesë dhe çështjet të cilat konsiderohen të prera në fe duke i mbajtur këto të gjalla në zemrat dhe mendjet e tyre,veçanërisht tek brezat e rinj.
Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Besimi për obligueshmërinë e farzeve dhe ndalesën e harameve të qarta, obligueshmëria dhe ndalesa e të cilave është vërtetuar në mënyrë të prerë (mutevatir) është një nga themelet më të mëdha të besimit dhe parimeve të fesë.”
(Mexhmu’ul fetava 12/496.)

#përkthim/ Dr. Muhamed Broja fb/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit