Pyetje:
“Cili është gjykimi islam për një njeri që e urren shumë jetën e kësaj bote, dhe kërkon që Zoti ta vdesë nëse kjo është e mirë për të?!
Përgjigje:
“Nuk i lejohet muslimanit ta urrejë jetën dhe të dëshpërohet me atë që Zoti i Madhëruar ka pregatitur nga lehtësimet dhe mirësitë e Tij.
Është e detyrueshme për të, të kërkojë lehtësim për fatkeqësitë që e godasin dhe të kërkoj nga Ai t’ja largoi ato të këqija, ta ndihmoje dhe shpërbleje për durimin, si dhe të pres rrugëdaljen (nga Zoti i tij).
Allahu i Lartësuar, ka thënë:
“E pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.” Inshirah, 5-6.
Është e urrejtur që muslimani të dëshirojë vdekjen për shkak të dëmit që e godet, si sëmundje, vështirësi e kësaj bote, ose diçka tjetër.
I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, ka thënë:
“Askush prej jush nuk duhet të dëshirojë vdekjen e tij për shkak të një të keqe që e ka goditur atë. Nëse e ka patjetër (me u lutur), atëherë le të thotë:
- O Zot, më jep jetë, gjersa jeta është e dobishme për mu, dhe merma jetën, nëse vdekja është më e mirë për mu!”
Buhari, Muslim.
Fatkeqësitë që i ndodhin muslimanit në këtë botë, janë shlyerje e mëkateve për të gjersa duron, nuk hidhërohet me Të dhe shpreson në shpërblimin e Allahut.
Sprova për të është zgjim i zemrës nga gafleti-pakujdesia, dhe këshillë për të ardhmen e tij!”
“Fetava el Lexhneti ed Daimeti”…25/398.
Marr nga Hoxhë Irfan Salihu fb