2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Reisul Ulemaja uron Ambasadoren Aggeler për Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve

Më të lexuarat

Reisul Ulemaja uron Ambasadoren Aggeler për Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve

Me rastin e 4 Korrikut, Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i dërgoi telegram urimi Ekselencës së saj, Ambasadores së SHBA-ve në Shkup, znj. Angela Aggeler. Në telegram thuhet:

Ekselenca juaj, e nderuara Ambasadore e SHBA-ve në Shkup, Znj. Angela P. Aggeler
I nderuar personel i Ambasadës së SHBA-ve dhe Trupat mbrojtëse të Marinës Amerikane,

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame në RMV, t’u uroj Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Amerikës.
4 Korriku është një datë e cila simbolizon lindjen e një shteti, të një epoke e cila është kthyer në inspirim për njerëzimin që të mos pranojnë asgjë më pak se lirinë. Sot, më shumë se çdoherë, është e qartë se SHBA po ecën vetëm përpara dhe është bërë model i demokracisë dhe mbrojtës i vlerave më të larta njerëzore në botë. Mirënjohës përjetësisht.

Sinqerisht dhe me respekt
Reisul Ulema i BFI e RMV
H. Hf. Shaqir ef. Fetai

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit