“Ata që gjithmonë mbjellin erën dhe korrin stuhinë”
Presidenti turk Erdogan, duke komentuar incidentin e djegies së Kuranit në Suedi, tha se ai akt s’mund të jetë liri.
“Ashtu siç nuk është liri t’i vësh zjarrin një kishe apo sinagoge, nuk mund të jetë liri as të digjet Kur’ani,” tha Erdogan pas mbledhjes së sotme të kabinetit të mbajtur në kryeqytetin, Ankara.
Erdogan vuri në dukje një standard të dyfishtë kur bëhet fjalë për këtë çështje: “Kur bëhet fjalë për sigurinë e tyre, ata që nuk njohin asnjë të drejtë, ligj dhe parim, papritur kujtojnë lirinë e mendimit kur bëhet fjalë për vendet e shenjta të muslimanëve. ‘Liria e mendimit’ është një mjet që legjitimon të gjitha format e islamofobisë dhe ksenofobisë”.
Erdogan iu drejtua gjithashtu valës së demonstratave që përfshiu Francën pasi një oficer policie vrau një djalë 17-vjeçar pranë Parisit më 27 qershor.
“Dhuna, për fat të keq, lind. Si gjatë historisë e deri më sot, ka qenë gjithmonë që ata që mbjellin erën dhe korrin stuhinë,” tha Erdogan”, referuar Francës dhe historisë së saj. /tesheshi.com/