Fëmijët iu gëzuan festës së Kurban Bajramit!
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Akademia e Kuranit “Hifdh Kids” që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, festoi sot me nxënësit e saj.
Ambientet e kësaj akademie u stolisen me zbukurime të ndryshme si dhe u shpërndanë dhurata, të cilave fëmijët iu gëzuan shumë.
Përveç leximit e mësimit të Kuranit, në këtë akademi zhvillohen edhe aktivitete të shumta, ku nxënësit shpërblehen, çertifikohen, organizohen shetitje me ta si dhe zhvillohen lojëra të ndryshme psikologjike.
Dita-ditës numri i nxënësve të interesuar për të zhvilluar mësimet fetare në këtë akademi po rritet, falë punës dhe përkushtimit të mësuesve Rineta Nitaj dhe Fatime Nitaj.