Akti i neveritshëm ditën e Kurban Bajramit, reagim nga Turqia
Suedia lejoi përdhosjen e Kur’ani nga një i dalë mendsh iraken, pikërisht ditën e Kurban Bajramit, duke bërë që Turqia të reagojë ashpër.
Policia suedeze dha sot lejen për një tubim të vogël para xhamisë më të madhe të Stokholmit, gjatë së cilës organizatori i saj kishte njoftuar se do të digjte një kopje të Kur’anit.
Rreth 200 kalimtarë panë një nga dy organizatorët duke grisur faqe nga një kopje e Kur’anit dhe duke fshirë këpucët me to përpara se të fuste një copë proshutë brenda librit dhe t’i vinte zjarrin për ta djegur, ndërsa protestuesi tjetër foli me megafon.
🇸🇪🤯‼️This will not pass without serious consequences for Sweden‼️
— Djole 🇷🇸 (@onlydjole) June 28, 2023
In Sweden, the Koran was again publicly burned, after putting a piece of lard between the pages. The event was held with the permission of the authorities and the police. 👇 pic.twitter.com/i3Ozxn6xR5
Në mesazhin e tij, kryedoplimati turk Hakan Fidan tha: “Dënoj aktin e neveritshëm në Suedi kundër Librit tonë të Shenjtë, Kur’anit të Shenjtë, në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit!” Është e papranueshme të lejohen këto akte anti-islame nën maskën e lirisë së shprehjes. Kushdo që mbyll një sy ndaj akteve të tilla të neveritshme është bashkëpunëtor.”
Strumbullari i këtij zhvillimi ishte 37-vjeçari Salwan Momika, i cili thotë se është një refugjat irakian që dëshiron që Kur’ani të ndalohet, tha se donte të “shprehte këndvështrimin e tij”.
“Dua të gris Kur’anin dhe ta djeg”, ka shkruar ai në kërkesën që ka bërë në polici. Kjo e fundit dha leje për këtë akt, duke injoruar dhe njëherë momentin kur Suedia kërkon nga Turqia të japë “Ok” për anëtarësim në NATO. /tesheshi.com/