-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Për një bashkëjetesë të lumtur

Më të lexuarat

Për një bashkëjetesë të lumtur

Pejgamberi, sal-all-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Sikur t’i lejohej dikujt t’i bënte sexhde dikujt, do të urdhëroja gruan t’i bënte sexhde burrit të saj” (Transmeton Ibn Maxhe, Ahmedi, Ibn Hibbani)

Jeta e përbashkët është qetësim i shpirtit dhe kënaqësi (shoqërimi, intimiteti), ku secili prej bashkëshortëve qetësohet me dashurinë e tjetrit, duke gjetur harmoni në krahët e njëri-tjetrit.

Islami ka urdhëruar bashkëshortët që të sillen me butësi dhe të çojnë një jetë të mire, të ndihmohen në mes veti për të gëzuar njëri-tjetrin dhe të largojnë të keqen, të ndihmojnë njëri-tjetrin në respektimin e Zotit të tyre. Burri i mirë dhe gruaja e mirë ndërtojnë shtëpi të mirë, ngase toka e mirë jep fryte të mira, kurse toka e keqe jep pak fryte ose nuk jep aspak!

Për bashkëjetesën e lumtur duhet të merren në konsideratë te gruaja disa çështje:

1. Besimi, i cili është baza. Bazuar në thënien e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “… Merr besimtare…” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

Nëse gruaja nuk ka besim ajo prish edhe besimin e burrit të saj dhe e çon në mëkat.

2. Të jetë besimtare e devotshme e cila nuk lakmon për të mirat e kësaj bote, të kënaq Zotin e saj, të jetë askete nga kënaqësia e kësaj bote.

3. Të përkujdeset për pesë kohët e namazit. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: Nëse gruaja i fal pesë kohë të namazit, agjëron muajin e Ramazanit, e ruan nderin e saj dhe respekton burrin e saj, do të hyjë në xhenent.”

4. Të bëjë shtëpinë vend ku përmendet Allahu, ngase Pejgamberi, sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Shembulli i shtëpisë në të cilën përmendet Allahu dhe shtëpisë në të cilën nuk përmendet Allahu, është sikur shembulli i të gjallit dhe të vdekurit”. (Transmeton Muslimi)

5. Të duron gjatë fatkeqësive.

6. Mos gënje dhe mos u bë dyfytyrëshe, sepse këto ta nxijnë nderin dhe i bënë njerëzit që ta humbin respektin ndaj teje.

7. Të ruajë gjuhën e saj nga gibeti bartja e fjalëve, shpifja dhe mos paragjyko, sepse shpesh këto janë mëkate dhe traditë e injorancës.

8. Të ruhesh nga mendjemadhësia, se mendjemëdhenjtë i urren çdo njeri.

9. Të kërkojë meher të vogël. “Me të vërtetë, më e mira prej grave është ajo që lëshon në mehër (kërkon sa më pak).”

10. Të respektojë burrin e saj, të përputhet me dëshirat e burrit të saj, përveç nëse bien në kundërshtim me urdhrat e Allahut.

11. Të ketë sjellje të mirë, sepse dëmi i sjelljes së keqe është më i madh se dobia e saj.

12. Mbuloi pjesët e turpshme të trupit. Burri yt le të martohet për bukurinë tënde shpirtërore e jo për atë trupore sepse trupi e humb bukurinë pas një kohe, kurse shpirti është i përjetshëm.

13. Të ruajë pasurinë dhe dinjitetin e tij kur është i pranishëm dhe kur nuk është.

14. T’i japë prioritet të drejtave të burrit të saj mbi të drejtat dhe dëshirat e veta.

15. Të mos jetë xheloze, sepse xhelozia nuk do t’i ndalë belatë dhe fatkeqësitë në jetë, pra ajo duhet ta ruajë ekuilibrin në xhelozi duke mos neglizhuar parimet kryesore dhe të mos e teprojë në të menduarit keq.

16. Të mos e refuzojë ftesën e burrit kur ai e kërkon për marrëdhënie seksuale me të, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nëse burri e thirr gruan e vet në shtrat për marrëdhënie, kurse ajo refuzon dhe ai hidhërohet në të, atëherë melaqet e mallkojnë këtë grua deri në agim.” Në një transmetim tjetër thuhet: “Derisa ai të pajtohet me të (gruan)”

17. T’i mbajë sekretet e shtëpisë.

18. T’i kushtojë rëndësi fëmijëve për edukim sa më të mirë, ngase rritja e fëmijëve në Islam është detyrë fetare.

Blerta Shaqiri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit