1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

14 vjeçari AHMED i arrestuar për orën që kishte krijuar vetë

Më të lexuarat

Kur Ahmed Mohamed hyri në klasën e tij në Irving, Teksas, ishte i lumtur tu tregonte mësuesve të tij orën dixhitale që kishte krijuar. Studenti amerikan 14 vjecar, me origjinë nga Sudani i cili ëndërron të bëhet inxhinier përfundoi në qeli.

Ai u arrestua nga policia dhe më pas u la i lirë pasi ora e bërë në shtëpi u ngatërrua nga profesorët e tij me një bombë. Kreu i plolocisë justifikoi frikën e mësuessve duke thënë se ora dukej pak e cuditshme dha aktualisht situata ëshët e tensionuar për shkak të kërcënimeve terroriste.

Por janë të shumtë ata që e konsiderojnë si një episod islamofobie dhe se Ahmed përfundoi në pranga vetëm se është musliman. Por në Tuiter Ahmed është bërë i famshëm madje është ftuar dhe nga themeluesi i Facebook Mark Zukerberg i cili e shtyn për të përfunduar krijimin e tij.

Ahmed mori dhe një ftesë për në Shtëpinë e Bardhë për natën e astronomisë muajin e ardhshëm nga vetë presidenti Obama i cili u shpreh se ora e tij është thjesht fantastike.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit