-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rumania, fener bashkëjetese për myslimanët në Evropën Lindore

Më të lexuarat

Myslimanët Rumunë, disa me rrënjë osmane, kryesisht janë kursyer nga retorika islamofobe që mund të haset në vendet fqinje.

Xhamia e Madhe e Kostancës në Rumaninë juglindore ka një minare gati 50 metra të lartë me pamje nga deti i Zi.

Ajo u ndërtua si një simbol i mirënjohjes për komunitetin mysliman të qytetit me urdhër të mbretit Carol I në vitin 1910.

Që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar në Rumani, por ajo ndjenjë mbetet.



Lutjet në Xhaminë e Madhe të Kostancës, e cila u ndërtua me urdhër të mbretit rumun Carol I në 1910.

Constanca shtrihet në Dobruja, rajon etnikisht i larmishëm i ndarë midis Rumanisë dhe Bullgarisë, ku lumi Danub takohet me detin.

Osmanët pushtuan rajonin në fund të shekullit XV dhe më pas u zgjeruan më tej në Rumani.

Për disa shekuj, në rajon mbizotëroi sundimi turk, duke sjellë banorë të rinj nga e gjithë perandoria.

Dobruja Veriore u vu nën kontrollin e Rumanisë në vitin 1878, pasi mbretëria e re mundi Perandorinë Osmane me ndihmën e Rusisë.

Disa nga muslimanët e rajonit u nisën për në Turqi, por të tjerët vazhduan të qëndronin; pasardhësit e tyre tani paraqesin shtyllën kurrizore të komunitetit mysliman të Rumanisë me rreth 64,000 njerëz, afërsisht 0.34 përqind e popullsisë së vendit.

Krahasuar me vendet tjera të Evropës Lindore, myslimanët rumunë thonë se përvoja e tyre ka qenë kryesisht një bashkëjetesë paqësore.

Në Rumani ka rreth 64,000 muslimanë dhe ata kryesisht janë kursyer nga retorika islamofobike e dëshmuar në vendet fqinje si Hungaria dhe Polonia.

“Kur muslimanët këtu ishin akoma shumicë në vitet 1870, kryetari i bashkisë muslimane të qytetit të Medgidia u bëri thirrje autoriteteve në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht të ndanin para për ndërtimin e një kishë për krishterët vendas,” tha Murat Iusuf, Kryemyftiu i Rumanisë që nga viti 2005, për Al Jazeera nga zyra e tij në Konstancë.



Murat Iusuf, Kryemyftiu i Rumanisë, i fotografuar në zyrën e tij në Konstanca

Rreth 26,000 turq etnikë, 20,000 tatar etnikë dhe një numër i papërcaktuar i romëve myslimanë – të cilët përgjithësisht deklarohen si turq në regjistrime – formojnë komunitetin e larmishëm mysliman të vendit.

Turqit dhe Tatarët flasin gjuhë të lidhura me turqishten dhe të dy komunitetet kanë një shkallë të lartë të martesave të përbashkëta.

Sidoqoftë, disa tatarë përpiqen, në mënyrë miqësore, të dëshmojnë dallueshmërinë e tyre, duke nxjerrë në pah historinë e tyre si pasardhës të tatarëve që u larguan nga Gadishulli i Krimesë pas aneksimit të saj nga Rusia në 1783.

Vitet e fundit ka ardhur deri te rritja e komunitetit mysliman prej 10,000 banorësh në Bukuresht, ku përfshin qytetarët e huaj dhe të konvertuar.

Ata frekuentojnë Xhaminë Carol-Hunchiar në një rrugicë të kryeqytetit, ku 78-vjeçari Osman Aziz shërben si imam.



Në foto shihen fëmijët turq duke lozur pranë xhamisë Carol-Hunchiar në Bukuresht.

Ai e kujton Islamin Rumun nën socializmin.

Nga viti 1960 deri në 1962, Aziz ishte imami në Ada Kaleh, një kala ishull në Danub e populluar nga turqit, i cili mbeti territor turk edhe në shekullin e 20-të.

Kur pas ndërtimit të një dige në vitin 1970 ishulli u fundos, Aziz bëri fushatë për rindërtimin e xhamisë së famshme, por pa sukses

Tani për tani, një ndërtesë modeste nga betoni, e cila shërben si xhami, duket e mjaftueshme për banorët që në çdo formë e mbajtën të gjallë besimin

“Në çdo rast, ne arritëm ta mbanim të gjallë besimin”, tha ai.

Edhe pse praktikimi i fesë është penguar nga komunizmi, muslimanët e Rumanisë nuk u përballën me të njëjtin nivel shtypjeje si në vendet tjera të Bllokut Lindor.

“Nicolae Ceausescu kishte marrëdhënie të mira me disa shtete me shumicë myslimane, myftiu e shoqëronte gjatë vizitave, kur ai i zhvillonte”, tha Iusuf, duke shtuar se studentët dhe punëtorët nga disa “shtete vëllazërore socialiste” përfundimisht u transferuan në Rumani.

Daniyar Cogahmet, imam në zonën Dobromir afër kufirit bullgar, tha se në atë kohë shumë xhami ishin shumë pak të frekuentuara, veçanërisht nga të rinjtë.



Një xhami në Dobromir, një fshat me shumicë turke në Rumaninë e Jugut, afër kufirit me Bullgarinë

Myslimanët ishin të lirë të praktikonin besimin e tyre, shpjegoi ai, por për shkak të varfërisë shumë fshatra janë braktisur – një realitet që preku të gjithë rumunët.

“Për shkak të gjuhës së përbashkët, turqit dhe tatarët dikur kanë shkuar në Turqi për të punuar punë të ndryshme,” tha Cogahmet.

Por, në vitin 2007, kur Rumania iu bashkua Bashkimit Evropian , ai model migracioni ka ndryshuar.

“Tani të gjithë duan të shkojnë në Gjermani”, tha Cogahmet.

“Prania e myslimanëve në Rumani mbetet … çështje margjinale në axhendën politike dhe publike,” thonë autorët e Raportit mbi Islamofobinë në Evropë 2017. ” Vitet e fundit, pjesa më e madhe e zemërimit të shoqërisë i është drejtuar korrupsionit, jo migrantëve të varfër apo muslimanëve”, tha Cristian Pirvulescu, politolog në Shkollën Kombëtare të Studimeve Politike dhe Administratës Publike në Bukuresht.

“Ndoshta mund të gjeni një diskurs anti-islamik në mesin e disa intelektualëve nacionalistë, por nëse në rrugë do të ndalni disa njerëz të zakonshëm, këtë nuk do ta dëgjoni”, tha gazetari Vlad Stoiescu, i cili koordinon Sa Fie Lumina, një ueb-sajt për fenë në Rumani.

“Myslimanët në Dobruja janë të integruar mirë – rumunët janë mësuar me praninë e tyre, poashtu edha ata me rumunët.

“Kur t’i vizitoni ato fshatra, hidhini një vështrim monumenteve të banorëve që morën pjesë në Luftën e Parë Botërore. Gjysma e mbiemrave të tyre janë turq. “Luftoi dhe vdiq për këtë vend.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit