1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rihapet xhamia e Planejës së Prizrenit që ishte shkatërruar gjatë luftës

Më të lexuarat

Xhamia e Planejës në Prizren edhe zyrtarisht është rihapur pas dy dekadave. Rihapja e saj u bë në një organizim me këndim të kuranit dhe tekbireve.Banorë, besimtarë, imam morën pjesë në hapjen e kësaj xhamie, ku veç tjerash në këtë rihapje të kësaj xhamie mori pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava.Kjo xhami ishte ndërtuar më 1785 nga banorët, por më pas ishte mbyllur, ndërsa gjatë luftës ishte rrënuar tërësisht për të mbetur për dy dekada vetëm rrënojat e kësaj xhamie.Në Ditën e Çlirimit të Prizrenit kjo xhami u rihap përsëri, ndërsa u theksua nevoja e jashtëzakonshme për banorët e asaj pjesë që të rihapet kjo xhami.Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava tha gjatë kësaj ceremonie se roli dhe rëndësia e kësaj xhamie që ka luajtur në të kaluarën është jashtëzakonisht e rëndësishme, aq sa edhe rifunksionalizimi i saj që të jetë në përdorim të besimtarëve mysliman.Në anën tjetër edhe Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha dhe Kryeimami i këtij qyteti, Orhan Bislimaj e konsideruan jashtëzakonisht të rëndësishme rihapjen e kësaj xhami për faktin historik ashtu edhe për rolin që do të ketë në komunitet.Menjëherë u bë thirrje tek banorët e kësaj pjesë që aktivitetet për mësim besim do të fillojnë në këtë xhami me fëmijë të grup moshave të ndryshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit