-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Çmenduria e të krishterit sirian në Francë, kush ishte heroi?

Më të lexuarat

Media franceze shkruan për Henry-n, vizitorin e kishave që u ndesh me sulmuesin

Franca mbetet në gjendje shoku pas sulmit nga 32-vjeçari i krishterë sirian që plagosi rëndë me thikë katër fëmijë dhe dy të moshuar në qytetin Anisy në Alpet Franceze mëngjesin e së enjtes.

Fëmijët ishin të moshës nga 22 muaj deri në 3 vjeç. Motivet e aktit të paprecedentë janë ende të paqarta me autoritetet franceze që janë në pritje të një vlerësimi psikiatrik.

https://youtube.com/watch?v=iUKI7K7mn2o%3Ffeature%3Doembed

Në të njëjtën kohë, Franca trajton si hero një 24-vjeçar me një çantë shpine, i cili u regjistrua në video duke ndjekur sulmuesin 32-vjeçar para arrestimit të tij nga policia.

https://youtube.com/watch?v=7Ekx0_QI6_o%3Ffeature%3Doembed

Sipas mediave franceze, ai quhet Henry.

Ai u ndodh në zonë pas një udhëtimi të nisur dy muaj më parë me synimin për të vizituar katedralet e Francës.

https://youtube.com/watch?v=lH57meYMf-4%3Ffeature%3Doembed

Pak para sulmit, Henry kishte postuar në llogarinë e tij në Instagram një foto të liqenit Anisy, ndërsa një orë më vonë me postime të tjera ka kërkuar “lutje për viktimat” e sulmit që kishte parë duke u shpalosur para tij. “Lutuni për fëmijët, jam mirë”, ka shkruar ai në postimin e tij të fundit.

Sipas gazetës katolike Aleteia, Henry është i diplomuar në Fakultetin Filozofik dhe ka një diplomë master në menaxhim.

Udhëtimi i tij kishte nisur më 27 mars nga një manastir në qytetin Baru, përpara se të mbërrinte më në fund të enjten në mëngjes në Anisy. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit