1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Pse kompanitë gjermane po e zhvendosin prodhimin jashtë vendit?

Më të lexuarat

BDI ka kryer hulumtime mbi kushtet e prodhimit dhe biznesit të kompanive industriale të mesme që operojnë në Gjermani, transmeton Anadolia.

Russwurm, duke prezantuar hulumtimin, tha se për investime më të mëdha nga kompanitë industriale, është e nevojshme të ulet burokracia dhe taksat në Gjermani.

Ai shpjegoi se 16 për qind e kompanive që kanë marrë pjesë në anketën e BDI-së transferojnë një pjesë të aktiviteteve të tyre prodhuese dhe ekonomike jashtë vendit.

“Gjithashtu, 30 përqind e kompanive po mendojnë të bëjnë të njëjtën gjë,” tha Russwurm.

Siç tha ai, çmimet e energjisë dhe lëndëve të para janë ndër sfidat më të mëdha për gati dy të tretat e kompanive në Gjermani.

Russwurm vuri në dukje se gati tre të katërtat e kompanive ankohen se kostot e punës janë shumë të larta, kryesisht për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit