4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shkup, festohet suksesi i presidentit Erdoğan në zgjedhjet presidenciale në Türkiye

Më të lexuarat

Qytetarët me flamujt turq, shqiptarë dhe të Partisë AK brohoritën slogane në favor të presidentit Erdoğan dhe Türkiyes

Suksesi i presidentit të Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale është festuar me entuziazëm në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, raporton Anadolu.

Pasi u bënë të njohura rezultatet preliminare të zgjedhjeve, qindra qytetarë turq dhe shtetas të Maqedonisë së Veriut u mblodhën para xhamisë së Murat Pashës në Shkup, ku festuan fitoren e presidentit Erdoğan.

Qytetarët me flamujt turq, shqiptarë dhe të Partisë AK brohoritën slogane në favor të presidentit Erdoğan dhe Türkiyes.

Zekeriya Kahveci nga Gostivari, në deklaratën për Anadolu theksoi se ashtu si në gjithë botën dhe në Ballkan, edhe në Shkup entuziazmi është i lartë. Ai tha se fitorja e presidentit Erdoğan është shumë e rëndësishme edhe për ta.

“Türkiye është një fuqi shumë e madhe për ne. Një Türkiye e madhe, e fuqishme do të thotë një Ballkan i fuqishëm”, theksoi Kahveci.

Fikrije Ibishi nga Shkupi, nga ana e saj, tha se ka ardhur për fitoren e presidentit Erdoğan.

“Recep Tayyip Erdoğan është një person shumë i rëndësishëm ku ka kontribuar për vendin tonë dhe shpresojmë që të kontribuojë ende”, tha ajo.

Ndërkohë, një qytetar shpërndau bakllava për qytetarët e mbledhur me rastin e fitores së Erdoğan.

Pas festimeve pranë xhamisë Murat Pasha, qytetarët me automjetet e tyre kaluan në ambasadën turke në Shkup, ku prej aty parakaluan rrugët e kryeqytetit. Qytetarët më pas u shpërndanë.

Gjithashtu forcat e sigurisë morën masa para ambasadës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit