2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Forcat izraelite vrasin dy palestinezë në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Që nga fillimi i vitit në Bregun Perëndimor dhe në Gaza janë vrarë 127 palestinezë, në mesin e të cilëve 24 të mitur dhe 6 gra

Forcat izraelite vranë dy palestinezë dhe plagosën një tjetër gjatë bastisjes në Kabatya, në jug të Xheninit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA raportoi se një numër i madh i forcave izraelite hynë në Kabatya dhe bastisën shtëpitë në lagjet perëndimore.

Ata dëmtuan gjithashtu pronat palestineze.

Gjatë bastisjes shpërthyen përleshjet midis forcave izraelite dhe të rinjve palestinezë në Kabatya. Dy palestinezë u vranë dhe një tjetër u plagos kur forcat izraelite qëlluan mbi një automjet.

Drejtori i Spitalit Shtetëror të Xheninit, Wissam Bekr tha se dy të rinjtë e vrarë, Ahmed Cemal Tevfik Assaf Kumeyl ishte nga Kabatya ndërsa Verani Walid Ahmed ishte nga Xhenini.

Sipas WAFA-s, që nga fillimi i vitit në Bregun Perëndimor dhe në Gaza janë vrarë 127 palestinezë, në mesin e të cilëve 24 të mitur dhe 6 gra.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit