-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Spektakli “Big Bradher” la pas vetes disa dilema të rrejshme të dy grupeve hipokrite – Milazim Krasniqi

Më të lexuarat

Spektakli “Big Bradher” la pas vetes disa dilema të rrejshme të dy grupeve hipokrite: elitës intelektualë dhe asaj fetare. Këta shfaqen habi dhe pakënaqësi për publikun enorm të spektaklit ( spektakleve) dhe për përmbajtjet problematike. Moralizuan dhe e mbyllën dilemën e tyre, duke larë duart. Ndërsa e vërteta është si vijon: populli, më saktë kombi ynë, i vuan pasojat e izolimit, defetarizimit dhe të çmoralizimit komunist. I vuan pasojat e arsimit të dobët. I vuan pasojat e brutalitetit të qeverisjeve. I vuan pasojat e drejtësisë së munguar. I vuan pasojat e medieve klienteliste. I vuan më së shumti pasojat e hipokrizisë së elitave intelektuale dhe atyre fetare. I mbetur pa udhëzues dhe pa përfaqësim, shqiptari i braktisur kërkon azil dhe argëtim edhe në përmbajtje si “Big Brother.” Aty ka degraduar niveli i tij dituror dhe moral. Po kush e ka lënë në atë nivel? Në atë nivel e kanë lënë elita intelektuale dhe ajo fetare, me hipokrizitë e tyre. Elita intelektuale dhe ajo fetare më të shumtën flasin për gjërat që nuk i bëjnë vetë. Flasin për gjëra që nuk janë reale e as të dobishme. (Fjala vjen, ASHAK ka trajtuar këto ditë temën “Filozofia dhe poezia.” Kujt i plasë për broçkullat e shumicës së atyre kumtuesve hipokritë, të cilët nuk e shohin realitetin dramatik, po livadhisin në një botë fiksionale?) Ndërsa punë që janë të mundshme dhe të dobishme, kjo dorë intelektualësh nuk përpiqen t’i realizojnë. Janë majmur si demat dhe pesë para nuk i japin për vuajtjet e njeriut të papërfaqësuar. Ndërsa njeriu i papërfaqësuar, krahas injorimit që i bëhet dhe mjerimit ku jeton, e ka edhe një problem madhor: nuk di kujt t’i ofojë besnikërinë. Për të mos iu djegë e vetmja kartë që ka në dorë, besnikërinë ua jep njerëzve që e përfaqësojnë mjerimin e tij: personazheve të një spektakli sadist.

Nga Milazim Krasniqi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit